Në moshën 43 vjeçare merr vendim me ju kthye futbollit, me pshtue këtë ekip kosovar

Emin Bajrami përmes nji postimi në Facebook ka paralajmërue se ka me u kthye në fushën e gjelbër në moshën 43 vjeçare për me ndihmue Hajvalinë.

Ekipi nga paralagjia e Prishtinës asht në krizë të rezultateve dhe Bajrami, i cili asht edhe trajner i ekipit të femnave të Hajvalisë, ka thanë se ka me u kthye për me ndihmue ekipin me dalë nga kriza.

Ky asht postimi i plotë i tij në Facebook:

“Duke e parë klubin e Kf Hajvalia në krizë të thellë të rezultateve të dobëta, unë, Emin Bajrami në moshën 43 vjeçare kam marr një vendim të rëndësishëm.

“Duke mos pasur tjetër mundësi për t’i ndihmuar klubit, nga sot do t’i kthehem fushës së gjelbër dhe do të mundohem që në maksimum t’a nxjerr nga kriza e rezultateve dhe do të mundohem të jem shpëtimtari i kf Hajvalisë. Me respekt E.B.

51d9c445bece8e699bad7b08e6ad295a_w900px_h500px_cp_sc