Në prag të Kongresit, FIFA ka me vendosë edhe për Kosovën

Zyrtarët ma t’naltë të FIFA  mbërritën në Meksikë, ku me 12 dhe 13 Maj ka me u mbajt Kongresi i 66-të i këtij institucioni.

Në këtë Kongres, tema për të cilën ka me u diskutue ma shumë asht përshpejtimi i reformave, në mënyrë që me u largue sa ma shpejt hijet e korrupsionit që janë shfaqun gjatë gjithë këtyne muejve në qeverinë e futbollit botnor,  nji skandal që solli edhe arrestimin e 41 zyrtarëve nga policia zvicerane me kërkesë të prokurorisë amerikane.

Nji tjetër çashtje që ka me u shqyrtue në këtë Kongres asht edhe reduktimi i numrit të Komiteteve në FIFA nga 26 në 7. 

Por, jo vetëm kaq, Kongresi i FIFA ka me vendosë gjithashtu nëse ka me anëtarësue Federatën e Futbollit të Kosovës në këtë organizëm, kur vetëm pak ditë ma parë ajo u ba anëtare me të drejta të plota edhe në UEFA.