Në pranga presidenti i Kastriotit, sulmoi randë gazetarin

Dhuna në futboll shtrin ndikimin e saj edhe jashtë fushave të gjelbërta. Ngjarjet e randa të ndodhuna në ndeshjen e Kategorisë së Parë mes Korabit dhe Kastriotit kanë shtri pasojat e tyne edhe me nji precedent të rrezikshëm, sulmimin e nji gazetari sportiv, Eduart Ilnica, punonjës i Telesport.

Policia e Tiranës bani të ditun se ka arrestue presidentin e ekipit të Kastriotit Alban Vogli. Në njoftimin e policisë së shtetit shqiptar shpjegohet se rreth orës 22:20 të mbramjes së t’Hanes, në rrugën Muhamet Gjollesha, asht goditun me sende të forta shtetasi Eduard Ilnica, i cili punon si gazetar te Telesport.

Ilnica asht goditun me sende të forta dhe menjiherë ma mbas asht transportue në Spitalin e Traumës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Fotot e tij menjiherë mbas dhanies së ndihmës së parë, janë prova e nji dhune barbare në drejtim të gazetarit, i cili simbas Grupit hetimor, ka ba të mundun identifikimin dhe kapjen e autorit të veprës penale tue ndalue Presidentin e Kastriotit Alban Vogli.