Në shitje ylli i Barcelona’s

E ardhmja e Arda Turan asht gjithnji e ma larg Barcelonës.

Marca raporton se Barca e ka nxjerrë në shitje reprezentuesin turk, të cilin e transferoi vitin e kaluem nga Atletico për 40 milionë euro.

Arda luejti në veç 18 ndeshje kampionale si startues edicionin e kaluem, ndërsa ardhja e Denis Suarezit nënkupton edhe ma pak minuta për lojë në sezonin e ri.