Nervozohet vllau i Shales: Shprehja “Kosova asht Shqipni” asht provokim si ajo “Kosova asht Serbi”

Vllau i futbollistit të Shqipnisë, Herolind Shala, Mirlindi, ka shprehë revoltën për mos-përfshimjen e vllaut të tij në listën e Euro 2016.

Në nji status në Facebook, Mirlind Shala shkruen se: shprehja “Kosova asht Shqipni” ka me qenë aq provokuese sa ajo “Kosova asht Serbi”.

Ai e konsideron Shqipninë nji vend të huej dhe konfirmon që Herolindi asht tue mendue seriozisht që me kalue te përfaqësuesja e Kosovës.

Mirlind Shala shkon edhe ma tej tue u shprehë se dëshiron që Shqipnia me humbë në Europian.