Nëse doni me u ba ‘Dardan’, duheni me i lexue këto rregulla

Tifo grupi i Kosovës, “Dardanët” e ka publikue rregulloren e vendosun, së cilës duhen me ju përmbajtë anëtarët e tij në të ardhmen.

Simbas ligjit të tyne, trajnerët stërvitin, lojtarët luejnë dhe “Dardanët” bajnë tifo.

“Detyrë e jona asht që me mbështetë përfaqësuesen tonë në të gjitha aktivitetet sportive që ka me marrë pjesë”, shkruejnë tifozët zyrtarë të Kosovës.

Ndër të tjera, ata kanë njoftue se thirrjet raciste, shamjet, pankartat pa lejen e kryesisë së “Dardanëve” dhe rekuizitat e ekipeve lokale, janë rreptësisht të ndalueme.

Kryesia e këtij tifo-grupi këshillon tifozët anëtarë që m’i respektue rregullat dhe kodet e mirësjelljes në stadium apo në palestra sportive, përfshi këtu edhe veshjen e rekuizitave të “Dardanëve” ose të Kosovës, në ndeshjet që i zhvillon Përfaqësuesja e Kosovës si vendës apo mysafire.

Gjithashtu, “Dardanët” shkruejnë se për mosrespektim të rregullave të naltcekuna, ka me pasë ndëshkime nga “Dardanët” në bashkëpunim me organet shtetnore.

Shumë shpejt, “Dardanët” kanë me fillue me anëtarësimin zyrtar të tifozëve.

Të udhëhequn nga kryetari Lulzim Berisha – Luli, “Dardanët” synojnë me qenë shembull në Europë për kulturë dhe moral.