Nëse Shqipnia kualifikohet, De Biasi ka nji kërkesë speciale!

Mbas fitores së bujshme ndaj Maqedonisë, trajneri i Kombëtares së Shqipnisë, Gianni De Biasi asht në qendër të vëmendjes të medieve ndërkombëtare.

Trajneri italian ka theksue se, nëse Shqipnia kualifikohet në Botnor, atëherë stadiumi i ri në kryeqytet duhet memarrë emnin e tij.

“Kemi 10 për qind mundësi dhe duhet t’i shfrytëzojmë, nëse ja dalim, ku i dihet, ndoshta kanë me ja vnue emnin tim stadiumit të ri të Tiranës. Nxorra disa mësime të randësishme nga Europiani, mbasi edhe ekipet e vogla mund të bajnë gjana të mëdha”, u shpreh De Biasi.