Nesër ka me u mësue grupi i Kosovës për Botnorin 2018

Kombëtarja e Kosovës pritet me mësue nesër kundërshtarët e saj për kualifikimet e Kampionatit Botnor “Rusi 2018”. Kosova pritet me qenë në Grupin H ose I.

Për këtë ka me vendos Komiteti Egzekutiv i UEFA’s, nesër në mbledhjen që ka me u mbajtë në Basel të Zvicrës. UEFA ka me tërheq nji short për me caktue grupin e Kosovës dhe Gjibraltarit, të cilat u pranuen javën e kalueme në FIFA.

Grupi H përbahet nga Belgjika, Bosnja e Hercegovina, Greqia, Estonia dhe Qipro, kurse në grupin I janë: Kroacia, Turqia, Islanda, Ukraina dhe Finlanda.

Shorti pritet me u tërhek në mesditë.