“Nesër kallxoj ku ka me luejtë, ka me qenë bombë”

ibra

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic, ka thanë se me 7 Qershor ka me njoftue për të ardhmen e tij.

Lojtari asht i lidhun me nji kalim te Manchester United dhe tash vetë futbollisti ka konfirmue se tashma ka vendosë për të ardhmen e tij.

“Ka me qenë nji njoftim i madh me datën 7. Ka me qenë bomba e madhe e kësaj vere”, ka thanë 34-vjeçari për televizionin suedez.

Kontrata aktuale e Ibra’s me PSG përfundon ma vonë gjatë muejit.