Nesër nis Superliga e Kosovës në futboll, pritet kampionat interesant mbas pranimit n’UEFA e FIFA

Kmpionati i ri në Superligën e Kosovës pritet me qenë i veçantë mbasi për herë të parë ekipet fituese kanë me përfaqësue Kosovën në Europë. Ekipet veç se janë pregaditë maksimalisht për me i kallxue cilësitë e tyne në këtë kampionat.

Padyshim, se çdo ekip ka me synue të renditet sa ma naltë në tabelë, mbasi ai ekip, i cili arrin të fitojë trofe këtë edicion, ka me na përfaqësue në arenat ndërkombëtare.

Ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Llapit, e cila zhvillohet neser në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot, ka me hapë edicionin e ri në Superligë.

Ky kampionat pritet me sjellë organizim edhe ma të mirë të ekipeve, rivalitet ma të denjë në fushën e gjelbër, cilësi ma të mirë dhe shikueshmëni ma të madhe.

Superliga – Java e Parë:

Tana takimet zhvillohen në orën 16.00

E Premte, 19.08.2016

Kastriot: Prishtina – Llapi

 

E Shtunë: 20.08.2016

Feronikeli – Besa

Drenica – Liria

 

E Diell: 21.08.2016

Gjilani – Trepça ‘89

Ferizaj – Hajvalia

Trepça – Drita