Newcastle s’po mundet me fitue as me gjyq

Newcastle-s nuk po i shkon aspak mirë në çdo aspekt këtë sezon. Përveç se asht pranë ramjes nga Premier League, ekipi i Rafa Benitez tashma ka humb edhe betejën në gjyq ndaj Jonas Gutierrez. Mesfushori argjentinasi paditi ish-klubin e tij për largimin e detyrushëm nga Anglia, mbasi morën vesh për kancerin testikular të tij. Gjykata përveç dënimit 2 milionë euro, e detyron Newcastlen me e zgjat kontratë e tij.