Neymar edhe 5 vite me Barcelonën, sa miliona merr!

Për pesë vitet e ardhshme, Neymar ka rinovue kontratën e tij me Barcelonën.

Shtypi spanjoll dhe ai ndërkombëtar kanë fol ma parë për zgjatjen e kontratës së brazilianit, por sot çdo gja asht ba zyrtare, tue u dhanë fund aludimeve për largimin e tij.

Neymar ka firmos deri në vitin 2021, ndërsa shuma që ai pritet me përfitue nga kjo kontratë shkon në 250 milionë euro.