Neymar jep nji lajm të keq për tifozët brazilianë!

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar ka marrë nji vendim të çuditshëm mbasi fitoi medaljen e artë me Brazilin në Lojnat Olimpike ‘Rio 2016’.

Ish anëtari i Santosit, në konferencën për media, ka njoftue se nuk do të jetë ma kapiteni i Selaçaos.

Ai ka dorëzue shiritin e kapitenit selektorit të skuadrës, Adenor Leonardo Bacchi – Tite.

“Sot, si nji kampion, unë jam tue i dhanë shiritin e kapitenit. Unë kam qenë i gatshëm për me marrë shiritin e kapitenit, të cilin e kam nderur, por sot unë po e la shiritin. Tite mund të zgjidh nji kapiten tjetër”, ka deklarue Neymar.