Neymar pritet me u denue randë, qe arsyeja

Neymar mundet me u përball me nji dënim të randë në La Liga, mbasi goditi me shpullë Antonio Barragan mbas humbjes së Barcelonës ndaj Valencias të dillën në mbramje. Dhe, kur ndeshja përfundoi, Barragan ishte tu festue me dy bashkëlojtarët e tij, kur Neymar nga mbrapa goditi mbrojtësin mysafir. Barragan reagoi me zemërim ndaj Neymar, por nuk u lejue nga bashkëlojtarët e tij. Incidenti nuk asht pa nga gjyqtari David Fernandez Borbalan, por u kap nga kamerat.