Neymar-PSG, ka nji problem

Debutimi i Neymarit me fanellën e PSG pritet të shtyhet edhe më gjatë.

Sulmuesi brazilian ishte planifikue me luejt të Diellën kundër Guingamp, por ndeshja e tij e parë me fanellën e gjigantëve francezë pritet të shtyhet për javën e ardhshme kundër Toulouses, shkruen “Gazzetta.it”.

Simbas burimeve të “Equipe”, arsyeja e vonesës së debutimit të Neymarit asht mungesa e dokumentacionit, ndërsa Federata Spanjolle po përpiqet me zvarrritë sa ma shumë këtë transferim.