Nga Baggio te Maradona, 10 vllaznit e futbollit: Kur mbiemni kthehet në peshë

Peshë, gur… dhe nji barrë në kurriz! Dhe nganjiherë asht shumë e randë. Sidomos në futboll. Imagjino të kesh nji mbiemën të tillë në futboll si: Maradona, Inzaghi apo Baggio. Ma poshtë historitë e 10 vllaznëve të futbollistëve të njohun që ishin dhe vetë futbollistë dhe që vuejtën peshën e mbiemnit.

10) INZAGHI, Filippo&Simone

fratelli-inzaghi

Dy nga vllaznit ma të njohun të futbollit. “Teknikisht asht ma i fortë”, shkruente Filippo për të vëllaun në librin e tij “300”. Por mes tyne ka nji miqësi aq të madhe, aq sa asht edhe diferenca mes tyne. Simone shpërthen te Piacenza dhe kunorëzohet te Lazio, tue fitue gjithçka. Por, titulli i kampionatit të 2000 shënon edhe fillimin e fundit. Kishte të njajtat lëvizje të vëllaut dhe të njajtat instinkte të gollit “me vjedhje”. Por Filippo shënoi plot 300 golla, Simone as 100.

9) AUBAMEYANG, Pierre, Willy&Catilina

auba_08_941-705_resize-560x377

I ndan nji humnerë të tre. Krejt të shkollës Milan, të djegun njani mbas tjetrit. Por, nji arriti të shpërthente. E kemi fjalën për Pierre, yllin e Borussia Dortmund. Po dy të tjerët? Pothuejse u zhdukën. Catilina, njiherë e nji kohë i cilësuem si “talent i lindun” sot luen në Gabon. Atje luen me vëllaun Willy, që kur ishte te Milan mbante babën me 1500 euro në muej.

8) SEEDORF, Clarence&Chedric

25013

Të parin e njohim të gjithë. Po Chedric? Të ngrejë dorën ai që e ka ndigjue. Atëherë duhet të hedhim nji vështrim në internet. Luen me të rijtë e Inter, mandej te ata të Real Madrid dhe me nji të kalueme te Milan. Identik si vëllau? Nga ngjashmënia po, mesfushor si Clarence, të njajtët flokë, të njajtin ritëm. Por pak talent. Ka luejt në disa ekipe të dorës së fundit si Legnano, Pizzighettone, Evian dhe Monza.

7) IZECSON DOS SANTOS, Kakà&Digao

digao-560x420

Edhe këtu nji oqean diference. I pari nji fantazist i talentuem që fitoi gjithçka. I dyti la shumë për të dëshirue. Milan e bleu në 2004 dhe debuton kundër Catanias në Kupën e Italisë. Kuqezijtë pësojnë dy golla, të dy për faj të tij. Tërhiqet nga futbolli në moshën 28-vjeçare me fanellën NY Red Bulls. Ka vetëm nji meritë, atë që i dha nofkën “Kakà” vëllait ma të madh.

6) VIERI, Christian&Max

max-bobo-e1415615641897-560x371

Të dy bombera, të paktën në letër. Por, Bobone asht Bobone, kjo asht e qartë. Kurse Max ishte hija e të vëllaut. Nji jetë në kategoritë e ulta dhe mandej nji shije me futbollin e madh kur kaloi tek Juvja. Mandej shkoi në Australi ku fitoi nji Kupë të Oqeanisë në 2004. Nji karrierë modeste ajo e Max, pa ambicie të veçanta. Ndoshta kishte kuptue se si Bobo lind nji në nji milion.

 

5) BAGGIO, Roby&Eddy

baggios-e1422461428451

Nuk asht e lehtë të jesh vëllau i Bishtalecit Hyjnor. Por Baggi – i quejtun Eddy jetoi të njajtën karrierë si Max Vieri. Bomber në mënyrën e vet, shumë golla me Ancona, Ascoli, Pisa. Ndonji ndeshje kundër Baggio. Dhe nji kuriozitet: së bashku me Max luejti me fanellën e Ancona. Sulmi Baggio-Vieri i Ancona të fuste frigën, por vetëm në letër.

 

4) BALOTELLI, Mario&Enock

1393426261_2bal-560x647

Të njajtë po, i njajti fizik, e njajta buzëqeshje. Madje edhe në rrjetet sociale ku duelojnë për numrin e ndjekësve dhe për fotot ekstravagante. Por, nëse Mario asht nji kampion (të paktën e provon) Enock luen në kategoritë e ulta. Dhe të mendosh që shpesh e akuzojnë: Enock, ti luen vetëm ngaqë je vëllau i Marios.

3) QUARESMA, Ricardo&Abelardo

argentine_-_portugal_-_ricardo_quaresma-560x373

Shumë mirë te Porto, keq tek Interi. Tash te Besiktash, nji karrierë me ulje dhe ngritje. Po vëllau i tij Abelardo? Shumë pak lajme, pak foto. Nji fantazmë, por egziston. Disa media portugeze e japin në kategorinë e tretë të Portugalisë, disa në Suedi.

2) MARADONA, Diego&Hugo

maradona-hugo-560x367

Nji histori kontroverse ajo e Hugos, i thirrun për të marrë trashëgiminë e vështirë të vëllaut-‘mjeshtër të futbollit’. “Ka me u ba ma i fortë se unë”, tha Diego mbas nji ndeshje të tij. Domethanëse nji shprehje e nji gazetari argjentinas: “Njani qëllon me të djathtën, tjetri me të majtën. Njani shkonte në stërvitje me këpucët e çame (Diego), tjetri me Mercedes”. Hugo luejti në Itali edhe Ascoli. Pse nuk shkëlqeu? I pafat? Qe nji metaforë, e qartë dhe efikase: A kishte me shpikë nji llampë të re vëllau i Thomas Edison?

 

1) BORRIELLO, Fabio&Marco

1436189271_vacanze_a_formentera_per_marco_e_fabio_borriello

Chiara Biasi, Emma Marrone. Dhe lista vazhdon. Pushtime të jashtë fushës së futbollit të femnave ma të bukura. Por, kush ishte ai që ka pasë kaq sukses me femnat? Përgjigja asht: Fabio Borriello. Futbollist? Tashma ish-futbollist. Edhe pse në moshë të re dokej nji mbrojtës i mirë. Nëse e shkruen emnin e tij në Google, 10 lajmet e para të dalin për dashni dhe tradhti. Gra, mbramje, diskoteka. Dhe, bye bye futboll.