Nga Barcelona vjen nji telefonatë për Balotelli’n!

E ardhmja e sulmuesit italian, Mario Balotelli, mund me qenë në Barcelonë. Jo në pjesën “blaugrana”, nën urdhnat e Luis Enrique, por te ekipi i Espanyol. Nga Katalunia, ma saktësisht nga radio “Rac”, vjen lajmi se Espanyol janë interesue për “Super Mario”.

Spanjollët janë gati me bisedue me Liverpool, për me marrë “gratis” dhe me pague vetëm pagën e naltë të lojtarit. Kjo lëvizje e Espanyol pritet me ndodhë në momentin që Milan ka me heq dorë nga blemja përfundimtare e futbollistit.