Nga Meksika, Eroll Salihu: Presim që Kosova me u ba pjesë e FIFA

Federata Botnore e Futbollit (FIFA), sot dhe nesër në Meksiko City mban kongresin e 66-të. Në këtë kongres në rend ditë asht edhe kërkesa e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), për pranim në shpinë ma të madhe të futbollit botnor.

Tashma në Meksiko ndodhet edhe delegacioni i FFK-së në krye me kryetarin Fadil Vokrrin. Eroll Salihu, sekretar i FFK-së, në nji bisedë për KosovaPress, është shprehun optimist se Kosova ka me u pranue në FIFA, edhe pse ai pret kundërshtime të fuqishme nga kundërshtarët e Kosovës, ashtu siç ndodhi edhe në Kongresin e Budapestit.

“Konkretisht presim që Kosova me u ba anëtare e 2010-të e FIFA-së. Ju e dini, e patë vet se çfarë procesi i vështirë ishte në Budapest, çfarë probleme ka pas me kalue, sepse ka pas probleme statutore, ligjore, politike e tjera, mirëpo ai ka qenë vendimi ma i rëndësishëm. Në fakt, në Kongresin e FIFA-së i plotësojmë tana kushtet ligjore. Gjibraltari e ka fitue të drejtën nga KAS-i, ndërsa Kosova e ka fitue drejtën ligjore nga vet Konfederatat respektive në UEFA, prandaj nuk duhet me pas problem, megjithatë, presim kundërshtime të rrepta nga ata që janë kundërshtare të Kosovës në aspekt sportiv. Kosova ka me u ba anëtare më drejta të plota e FIFA-së”, ka thanë Salihu.