Nico Rosberg, kampion i ri në Formula 1

Nico Rosberg asht kampioni i ri i botës në Formulën 1. Piloti gjerman i Mercedesit e mbylli Çmimin e Madh të Abu Dabit, garën e fundit sezonale, në vendin e dytë, gja që i mjaftoi për me lanë mbas në renditjen përfundimtare shokun e tij të ekipit, Lewis Hamilton, i cili ngushëllohet me mbylljen me triumf të sezonit.

Në spektaklin e garës së fundit, Hamilton ndoshta provoi fitoren ma të idhtë të karrierës. Kjo, mbasi suksesi nuk i mjaftoi për me ruejt titullin e fituem nji vjet ma parë.

Nji garë e mirë edhe për Sebastian Vettel me Ferrari, i cili u rendit në vendin e tretë.

_92683701_rosberg 161127152015-rosberg-celebrates-abu-dhabi-exlarge-169