Nis epoka ‘post Bryant’ për La Lakers, qe qysh e nisën sezonin në NBA (video)

Los Angeles Lakers e nis me nji fitore epokën “post-Bryant”.

Ekipi kalifornian arriti me mposhtë në “Toyota Center” ekipin e Houston Rockets me rezultatin 120-114.

Për teksanët nuk mjaftuen 34 pikët e James Harden për me evitue disfatën, ndërkohë që për Los Angeles Lakers, D’Angelo Russell ishte ai që spikati ma shumë me 20 pikë të shënueme.