Nisin largimet nga Shqipnia drejt Kosovës. Qe lojtari i parë që konfirmohet te Kosova

Ai ishte nji nga futbollistët që nuk u perfshi nga Shqipnia në Euro 2016 në Francë.

Milot Rashica ka zgjedhë me luejt për Kosovën dhe jo për Shqipninë. Kështu ka njoftue “Rubrika Sportive e RTSH”.

“20 vjeçari ka marrë vendimin që me qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës për eleminatoret e Botnorit, Rusi 2018”, ka shkrue ajo.

Rashica luen në Holandë, te Vitesse. Ai ishte nji nga futbollistët që nuk u mor nga Shqipnia në Euro 2016 në Francë, dhe kjo mundet me qenë arsyeja kryesore që ai ka me zgjedh Kosovën.