Nji ide fantastike për ekipin e Chapecoense

Ideja ma e fundit në mbështetje të ekipit brazilian vjen pikërisht nga Brazili, ku grupimi i tifozëve të Milanit aty ka nisë nji fushatë që Chapecoense me qenë pjesë e Trofeo Berlusconi.

Tifozët i kanë dhanë udhë fushatës “#ChapeNoTrofeuBerlusconi” në rrjetet sociale, me synimin për me bindë Milanin që me përfshi edhe ekipin brazilian në edicionin e ardhshëm të Trofeo Berlusconi.

Të gjitha të ardhunat e fitueme nga biletat kishin me shkue në llogari të ekipit nga Chapeco.

Ideja ka gjetë mbështetje të gjanë mes tifozësh, ndërkohë që pritet me u pa nëse ekipii italian ka me pranue sugjerimin e tifozëve.