Nji ligë e përbashkët Kosovë-Shqipni? Kjo asht përgjigja e Armand Dukës!

dukauefa

Nji nga pyetjet që i asht drejtue Presidentit të FSHF’s, Armand Duka në emisionin Opinion asht edhe mundësia për krijimin e nji kampionati të përbashkët futbolli midis Shqipnisë dhe Kosovës. Por, a ka mundësi për krijimin e nji kampionati të përbashkët? Po, ka.

“Mundet me u ba veç e veç, por mundet me pasë edhe nji kampionat të përbashkët. Ka shanse, por nuk ka interesa”.

“Ka ma pak interesa, sepse nuk e favorizon situata financiare. Në nji kampionat janë veç katër ekipe që kanë me u përfaqësue në garat europiane, ndërsa në situatën kur kemi dy kampionate kemi ma shumë ekipe në kupat e Evropës”, ka thanë Duka.

Ai ka dhanë nji propozim:

“Por, munden me qenë dy kampionate apo mundet me pasë edhe nji garë me ekipet ma të mira.”