Nji tjetër futbollist len Shqipninë për Kosovën

Kosova përforcohet me nji tjetër futbollist që ma herët ka veshë fanellën e Shqipnisë. Bahet fjalë për Fidan Alitin, mbrojtësin nga Presheva që luen me Slaven Belupon në ligën e parë kroate.

Lajmin e ka konfirmue vetë lojtari, i cili në nji prononcim për portalin “Telegrafi” ka thanë se ka marrë ftesë për ndeshjen e 12 Nandorit me Turqinë.

“Edhe zyrtarisht kam marrë ftesë nga Përfaqësuesja e Kosovës që t’i bashkohem dhe për këtë jam shumë i lumtun”, asht shprehë 23-vjeçari.

“Ky vendim i marrë nga unë nuk asht kundër Shqipnisë, ku kam luejt ma parë, por asht për me ndihmue Kosovën. Kemi bisedue edhe me FSHF dhe jemi akordue që unë me qenë pjesë e Kosovës”, deklaroi lojtari i lindun në Zvicër.