Nji tjetër lojtar i thotë ‘PO’ Kosovës

Njëitjetër lojtar nga kampionati i Australisë, mund t’i bashkohet Kosovës, mbasi sulmuesi i Newcastlw Jets, Labinot Haliti kërkon të veshë fanellën e vendlindjes.

Mbas Besart Berishës, tashma Haliti asht nji tjetër talent, i cili asht i gatshëm t’i bashkohet trajnerit Albert Bunjaki.

Ma spari due të riaftësohem 100 për qind dhe të ndihmoj ekipin. A due me luejt për Kosovën? Rrej nëse them jo. Unë kam lindë në Kosovë, familjen e kam atje dhe synimi im asht me luejt nji ditë atje. Nuk kam besue se futbolli i Kosovës ka me u ndërkombëtarizue kaq shpejt”, tha Haliti për “smh.au.com”.

Ai ka lindë në Prishtinë dhe nga mosha 11-vjeçare jeton në Australi, ku ka luejt në shumë ekipe të njohuna.

4462932-3x2-940x627-700x467