Njiherë tha që ka me u largue, por tash i ka ra pishman

Javier Mascherano ka me mbetë te Barcelona, përkundër se paraprakisht dëshironte me u largue.

Në nji prononcim për “Ole”, argjentinasi ka sqarue të ardhmen.

“Barcelona më ka kallxue se asht shumë e kënaqun me mue dhe se nuk e ka ndërmend që me më lëshue”, deklaroi Mascherano.

“Kur ekipi të thotë gjana të tilla, asht shumë e vështirë me u largue”, ka thanë Mascherano.