Njihuni me 5 lojtarët që e kanë pru Islandën deri këtu!

Islanda me paraqitjet e saj që po kallxon në këtë Europian po kthehet në nji ekip atraktiv që tërheq vëmendjen e shumë mediave dhe menaxherëve.

Mbas nji reportazhi që u publikue pak ditë ma parë për futbollin në Islandë, ditën e sotme asht publikue nji analizë, se cilës, janë yjet që po i japin suksesin befasues këtij ekipi.

Ata janë veç 5 lojtarë që po mbajnë peshën e ekipit islandez.

1-Ragnar Sigurdsson Aktualisht luen me ekipin e Krasnodar në Rusi.

2 – Aron Gunnarsson. Asht lideri i ekipit dhe jo rastësisht mban shiritin e kapitenit. Luen për Cardiff.

3 – Birkir Bjarnason. Mbasi u largue pa lanë gjurmë në Serinë A (luejti me Pescara dhe Sampdoria), sezonin e fundit u dallue me Basel.

4 – Johann Berg Gudmundsson. Aktualisht asht nën kontratë me Charlton, ekip që këtë sezon ka zbritë në Serinë C të kampionatin anglez.

5 – Gilfy Sigurdsson. Asht lojtari ma i njohun i Islandës nga 23 të grumbulluemit, mbasi luen prej kohësh në Premier League, me Swansea. Asht truni i ekipit.