Njihuni me ekipin arbnesh italian, kanë simbol shqiponjën dhe i knojnë Skënderbeut

Ekipe shqiptare të futbollit nuk ka vetëm në Kosovë e Shqipni, por edhe n’Europë.

San Giorgio Piana asht nji ndër to.

Ekipi aktualisht asht pjesë e Kategorisë së Dytë siciliane dhe përfaqëson komunitetin arbnesh të Piana degli Albanesi (Hora e Arbneshvet), në Palermo.

San Giorgo asht nji ekip tipik shqiptar, derisa në llogo të fanellave mban shqiponjën, ngjyrat i ka kuqezi, ndërsa ultrasit i knojnë Heroit Kombëtar Skënderbeut.

Edhe pse larg origjinës, lojtarët nuk harrojnë me folë shqip në ekip, por jo shqipen zyrtare, por atë të vjetrën, gjuhën e Skënderbeut.

Fakti që ekipi luen në ligat inferiore nuk i ndalon tifozët me shkue në stadium, përkundrazi ata janë gjithmonë aty, në mbështetje të ekipit, tue knue për ngjyrat kuqezi.

Shperndaje në: