Njihuni me shqiptarin që asht pjesë e Formula 1

Dr.Teni Kamberi, me origjinë nga Presheva, asht prej disa vitesh pjesë e ekipit të specializuem mjekësor të garave në Formula 1.

Kamberi asht ba faktor në mjekimin e disa pilotëve të famshëm të aksidentuem si Hamilton, Alonso dhe nji ditë ma parë të Kevin Magnussen, i cili u përfshi në garën e fundit në nji aksident mjaft të randë.

Nëpër duert e tij kanë kalue edhe shumë e shumë pilotë të tjerë të aksidentuem në garat e Formula 1.

Dr.Teni Kamberi me gjithë modestinë e tij, asht nji nga ata që lanë gjurmë të pashlyeshme në jetë me veprën e tyne, tue pshtue jetë njerëzish.

dr-Teni-kamberi-1