Njihuni me shqiptarin që mahniti ekipin e Bayern Munchen (video)

Lojtarët e Bayern Munchen kanë mbetë të mahnitun nga aftësitë e shqiptarit tue e duertrokitë në fund të performancës.

Me anë të nji postimi në profilin e tij në “Facebook”, Fabian Duro e cilëson si ditën ma të bukur të jetës së tij prezentimin para ekipit të Bayernit.

“Sot kam ba shfaqje për ekipin e Bayernit para stërvitjes. Dita ma e bukur e jetës time padyshim.

U prezentova nga Ancelotti për ekipin e Bayernit dhe krejt lojtarët më përqafuen dhe duertrokitën”.