Njoftim i randësishëm për ndeshjen Ukrainë-Kosovë

Federata e Futbollit të Ukrainës ka lëshue nji komunikatë të randësishme para ndeshjes me Përfaqësuesen e Kosovës.

Kjo federatë ka hedhë poshtë zanat se ndeshja e 9 Tetorit mes Ukrainës dhe Kosovës ka me u luejt pa tifozë.

“Nji numër i madh i medieve kanë shpërnda informacion se ndeshja mes Ukrainës dhe Kosovës më 9 Tetor ka me u luejt pa tifozë. Federata e Futbollit të Ukrainës deklaron se nuk ka ndalime ose kufizime për tifozët për ndeshjen ndaj Kosovës”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Ukrainës.