Notarja nga Siria në Lojnat Olimpike: Ky asht rrëfimi prekës i saj

Notarja siriane, Yusra Mardini asht sportistja me historinë ma prekëse në Lojnat Olimpike. Mardini dje bani paraqitjen e parë në “Rio 2016” pak kohë mbasi ky sport ja pshtoi jetën asaj.

Notarja siriane kishte pshtue mrekullisht në Detin Egje tu ikë nga lufta në Siri mbasi ishte prishë motori i anijes.

Mardini ishte kapë për litarin e anijes për me pshtue në detin Egje. Ma shumë se 3 orë ajo kishte rezistue me not për me dalë në bregun e detit në rrugëtimin për Gjermani.

Mbasi arriti në Gjermani, Komiteti Olimpik Sirian ishte njoftue për këtë histori tue e ftue atë në Lojnat Olimpike.