Nuk asht Hysaj kapiten i Shqipnisë ndaj Francës, por nji tjetër që thotë se nuk e ka ba gjumin rahat

Kur u paraqit në konferencën për shtyp për ndeshjen me Francën, përkrah Gianni De Biasit, të gjithë e kuptuen se ishte ai, Ansi Agolli i përzgjedhuni për me mbajtë shiritin e kapitenit në mungesë të Lorik Canës.

Kur u pyetë De Biasi se kush kishte me qenë kapiten i Shqipnisë, ai tha:

“Agolli asht normale, edhe në Lens kapiteni duhej me qenë Agolli, por Loriku tue dalë ja dha shiritin atij që ishte ma afër, Hysajt dhe gjatë asaj ndeshje e bani ai kapitenin, por shiriti i takon Agollit”.

Ndërsa, Agolli rrëfeu:

“Rrej nëse them që kam ba gjum të rahatshëm, kur mora vesh që trajneri ka me ma besue shiritin. Asht nji përgjegjësi shumë e madhe. Asht maksimumi për cdo lojtar shqiptar që me qenë kapiten i këtij ekipi, por shpresoj që të paraqitem mirë”