Nuk asht Pescara as Torino. Këtu ka me luejtë Arlind Ajeti…

Mbas paraqitjes së shkëlqyeme, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Arlind Ajeti asht vnue në radarin e shumë ekipeve të njohuna, kryesisht italiane.

Gjatë ditës së djeshme u raportue se Torino asht në negociata me lojtarin shqiptar, ndërsa sot mediat italiane kanë shkrue se Ajeti asht tue zhvillue negociatat e fundit për me nënshkrue me ekipin e Bologna.

Eksperti i merkatos, Gianluca di Marzio raporton se Pescara dhe Torino ishin dy konkurrentët, por mesa doket Bologna asht nji hap para atyne.

Ajeti asht futbollist i lirë, mbasi i skadoi kontrata me Frosinonen, ku edhe luejti gjatë tanë fazës së dytë.