Nuk mposhtet Leicester

Leicester City lëshoi nji mundësi të mirë për me ju afrue edhe ma shumë titullit të kampionit, kur  barazoi në shpi me West Ham 2:2. Mirëpo, edhe kjo pikë mundet me qene e mirë për liderin aktual, sepse mysafirët kishin epërsinë deri në minutin ’95, kur u akordue penalltia e dytë në ndeshje.

Jamie Vardy, i cili e kaloi ekipin e tij n’epërsi, u ndëshkue me kartonin e dytë të verdhë herët në pjesën e dytë, dhe kjo i ndihmoi në masë të madhe londinezëve me i shenue gollat përmes Andy Carroll nga penalltia, e ma vonë Aaron Cresswell me nji super-goll nga distanca. Mirëpo, nji penallti për vendasit, e cila “ndoshta” nuk ishte, e trensformoi në goll Leonardo Ulloa, që e kalli stadiumin King Power, sepse nji pikë nuk asht keq.