Nuk transmetohet loja Mlada Boleslav-Shkëndija. Qe arsyeja e çuditshme…

Shkëndija e Tetovës asht shumë pranë suksesit historik në Europa League, por ndeshja e kthimit kundër Mlada Boleslav nuk ka me u transmetue për shkak se ekipi çek nuk ka nënshkrue me asnji televizion për prodhimin e sinjalit.

Shkëndija shkon në sfidën e kthimit me nji avantazh të randësishëm 2-0 dhe me lojën e kallxueme deri tash gjasat janë që me vendosë emnin në ‘Play Off’ të Europa League.