Nuri Seferi ka mposhtë boksierin serb Dusan Krstin, kqyreni momentin e fitores

Nuri Seferi ka mposhtë boksierin serb Dusan Krstin në raundin e gjashtë.
Boksieri shqiptar, Nuri Seferi, ka fitue pa problem ndeshjen kundër boksierit serb Dusan Krstin, që u zhvillue në Olten të Zvicrës, tue e mposhtë në raundin e gjashtë.

Seferi dominoi nga raundi i parë, tue qenë vazhdimisht në sulm, ndërsa rriti ritmin në raundin e katërt dhe të pestë, kur disa herë goditi fuqishëm kundërshtarin, që megjithatë arriti me mbijetue.

Seferi vazhdoi sulmet dhe mbas disa goditjeve të vazhdueshme, në raundin e gjashtë e ka detyrue kundërshtarin serb me dorëzue luftën.