Nuri Seferi sërish në ring në nji përballje të madhe, qe kur!

Nuri Seferi ka me u ngjitë sërish në ring mbrenda këtij viti për nji tjetër duel. Bokseri shqiptar ka me u përballë kundër turkut Firat Arslan, ish-kampion bote dhe disa herë sfidues i kampionëve të mëdhaj të botës. Ndeshja ka me u zhvillue më 17 Shtator, në Göppingen të Gjermanisë.

Në llogarinë e tij në Facebook, Nuri Seferi asht shprehë i gatshëm për luftimin e radhës. Ndeshjen e 17 Shtatorit ai e konsideron si mjaft të randësishme për karrierën e tij dhe për këtë ai po pregaditet intensivisht.

“Kundërshtari im asht nji emën shumë i njohun i boksit botnor, nji bokser shumë i madh, me nji karrierë mjaft të pasun. Ish-kampion bote dhe disa herë sfidues i shumë emnave të mëdhaj të kategorisë “Cruiser”, ka shkrue ai.

arslan-536x389