Nxehet situata te Manchester United: Qe veprimi i Januzajt që ka nervozue Mourinhon

Adnan Januzaj po sjell tensione në ekipin e Manchester Unitedit.

Kosovari nuk e ka respektue vendimin e Jose Mourinhos, për me u stërvitë me ekipin e futbollistëve të ri të Manchhester United’it.

Ai nuk asht paraqitë në ushtrimet e kësaj grupmoshe, tue e injorue trajnerin portugez.

Mbas këtyne zhvillimeve, ekipi pritet me denue Januzajn.

Kosovari i ka ditët e numërueme në “Old Trafford”, derisa për të po interesohen Milan, Lazio dhe Sunderland.