Odise Roshi bahet me ekip të ri

Mesfushori anësor i Kombëtares së Shqipnisë, Odise Roshi pritet me ju bashkue Bekim Balajt në kampionatin rus te Terek Grozni.

Zyrtarizimi pritet me ndodhë në mbramje, por burimeve të sigurta të ‘Sportal’ bajnë me dije se lojtari ka arritë marrëveshjen dhe po kryen testet mjekësore.

Kjo lëvizje kryhet nga menaxheri i mirënjohun Shkumbin Qormemeti, i cili ban nji tjetër goditje në merkato.