Oferta e nji birrarie në Beograd: Çdo goll që e merrë Shqipnia…

Beogradi ende e mban të gjallë inatin me Shqipninë, për shkak të asaj që ndodhi në stadiumin e Partizan’it të Beograd’it më 14 Tetor 2014, mbas shfaqjes së dronit me hartën e viseve etnike shqiptare në stadium.

Për këtë arsye, nji pub në qendër të Beograd’it për myshteritë e vet ka ofrue zbritje 5 për qind për çdo goll që marrin Shqipnia e Kroacia.

“Për çdo goll që kombëtarja e Kroacisë dhe Shqipnisë e pranon, pub’i ofron 5% zbritje, ndërsa nëse rusët fitojnë, pub’i ju jep qyle nga nji “turrë” vodka. Vlen vetëm për tavolinat e rezervueme”, thuhet në njoftimin e bamë.