Ofertë e jashtëzakonshme për Muller nga Manchester United

Presidenti i Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge ka deklarue se, Thomas Muller mundet me u shitë te Manchester United për nji shifër rekord botnor.

Vitin e kaluem ishte përfolë shumë për nji transferim të tillë, por Rummenigge kishte thanë se randësia e lojtarit asht para pares.

“Muller erdhi këtu përmes sistemit të rijve. Ai ka lindë këtu dhe u formue këtu si dhe ai asht heroi i tifozëve tanë”. Vitin e kaluem na kishim nji ofertë nga Manchester United, e cila nëse kishte me u pranue kishte me qenë transferim rekord botnor”, tha Rummenigge.