Oklahoma befason Golden State, fiton finalen e parë të Perendimit

Oklahoma ka fitue sot finalen e parë të “play off”‘it në Konferencën Perendimore, tue mundë 108-102 kampionët e Golden State. Edhe pse, takimi asht luejt në fushën e Warriors, kanë qenë miqtë ata që kanë festue në fund, tue fitue nji ndeshje me përmbysje ndaj ekipit kampion. Dyshja Durant-Westbrook bani diferencën në fushë, tue i dhurue ekipit të Thunder, suksesin e parë në këto finale, ndërsa Oklhaoma udhëheq 1-0 serinë e ndeshjeve.

Edhe pse vendasit e nisën mirë takimin, tue u shkëput 13 pikë në përfundim të pjesës së parë, në të dytën vjen “ngjallja” e ekipit të Oklahoma, që arrin me rihapë ndeshjen dhe fitue krejt në fund. Westbrook realizoi 27 pikë e 12 asista, ndërsa Durant realizoi 26 pikë e 10 rebaund. Mirë u paraqitën edhe Curry (26 pikë) e Thompson (25 pikë), por s’mjaftuen për me evitue humbjen.

Edhe ndeshja e dytë ka me u luejt në fushën e Warriors, që i nisën jo mirë këto finale.