Oklahoma kalon në epërsi në finalen ndaj kampionëve të Golden State

Oklahoma ka fitue 133-105 ndaj Golden State në finalen e tretë të play off’it në Konferencën e Perendimit, tue udhëheqë 2-1 serinë e ndeshjeve.

Thunder luejtën në fushën e tyne dhe e shfrytëzuen ma s’miri këtë faktor, tue dominue në parket dhe e merituen fitoren.

Periudha e dytë, ishte ajo që vulosi suksesin e ekipit Oklahoma, tue realizue dyfishin e pikave të ekipit musafir, që luejtën dobët në mbrojtje.