Orari i ndeshjeve të Kosovës për Botnorin 2018

Mbasi u mësue që Kosova ka me luejtë në Grupin I kualifikues për Botnorin “Rusia 2018”, asht mësue edhe orari i ndeshjeve që kanë me u zhvillue në vitin 2016.

Më 5 Shtator, Kosova ka me luejtë takimin e parë në kuadër të kualifikimeve, si musafir i Finlandës.

Ndeshja e parë vendas, ka me u luejtë me 6 Tetor ndaj Kroacisë.

Takimi i tretë i Kosovës asht me 9 Tetor ndaj Ukrainës, ndërsa nji muej ma vonë, me 12 Nandor, Kosova luen ndaj Turqisë.

Mbas ndeshjeve të 12 Nandorit, Kosova nuk ka orar të caktuem deri në Mars të vitit 2017.