Ozil, marrëveshje interesante me Arsenal

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil ka arritë nji marrëveshje më drejtues të ekipit londinez për të rinovue kontratën dhe për të ndryshue numrin që mban në shpinë turko-gjermani.

Simbas të përditshmes gjermane “Bild”, Ozil pritet të firmosë nji kontratë të re nga e cila ka me përfitue nji pagë ende ma të naltë.

Deri tash nuk janë zbulue kushtet e rinovimit të kontratës, por Ozil sezonin e ardhshëm ka me mbajtë mbi shpinë numrin 10 dhe jo 11 që ka aktualisht.