Pamjet e fundit nga ‘Adem Jashari’ janë për çdo lavdatë (foto)

Renovimi i stadiumit “Adem Jashari”, pothuejse asht gati për ndeshjet në Champions League dhe Europa League.

Kanë mbetë edhe shumë pak punë për m’u krye në mënyrë që ekipet të plotësojnë edhe kriterin e fundit të UEFA’s, atë infrastrukturor për me luejt në garat kualifikuese për Champions League dhe Europa League.

Disa foto të publikueme nga “Maniakët T’Superligës” e tregojnë se pothuejse gjithçka asht gati.

Stadiumi “Adem Jashari”, po bahet gati që me qenë në shërbim të kampiones, Trepçës ’89, për garat kualifikuese të Champions League, dhe nënkampiones, Prishtinës, për garat kualifikuese të Europa League, ndeshje që luhen në fund të këtij mueji.