Paqe mes Romes e Bologna’s

Ekipi i Romës ka mujt veç me barazue 1:1 me Bolognan, në ndeshjen e fundit të xhiros 32 të Serie A.

Bologna ka befasu e para kur ka shenue në minutin 25’, me anë të qendërmbrojtësit Rossettini, me të cilin rezultat ekipi shkoi në pushim.

Roma reagoi mbas pesë minutave, në pjesën e dytë e barazoi rezultatin në 1:1 me anë të Salah.
Mbas këtij barazimi, Roma mbetet në vendin e tretë me 64 pika, 6 ma pak se sa Napoli në vendin e dytë dhe 6 ma shumë se sa Inter në vendin e tretë.