Paralajmërim shokues për ndeshjen Kroaci-Spanjë?

Mediat kroate raportojnë se tifozët kroatë planifikojnë me u futë në fushë, sonte në ndeshjen e Koracisë kundër Spanjës tue u thirrë në burimet e shërbimeve inteligjente kroate.

Simbas këtyne informacioneve, tifozët kroatë planifikojnë me u futë në fushë nga minuta e 30, me qellim që me sulmue referin kryesor të ndeshjes dhe ndeshja me u nderpre.

E tana kjo situatat vjen në vazhdën e pakënaqësive që tifozët kroatë kanë ndaj drejtuesve të Federatës Kroate.

Kundër Çekisë, tifozët kroatë arritën me nderpre ndeshjen për disa minuta tue i detyrue autoritet që me i nxjerrë jashtë.

Kroacia ka me u përballë me Spanjën në nji ndeshje ku dy ekipet kërkojnë pozitën e parë.