Parashikimi që po ‘tranon’ rrjetin: “Nji ekip futbolli ka me vdekë n’aksident ajror” (video)

Në Mars të vitit 2016 nji parashikues brazilian, Carlinhos, deklaroi në nji program të prezentuem nga Olga Bongiovanni, se nji ekip futbolli ka me vdekë në nji aksident me avion.

Në program burri pohon se “nji ekip i tanë futbolli ka me vdekë në avion” dhe se aksidenti ka me ndodhë “mbrenda nji, apo nji viti e gjysë”.

Megjithatë, parashikuesi nuk saktësoi nëse ekipi kishte me qenë nga Brazili dhe nëse ngjarja ka me ndodhte në këtë vend.

Video e parashikimit të tij asht kthye virale mbasi ai u përmbush këtë të Hanë, kur avioni që mbulonte linjën nga Santa Cruz de la Sierra dhe Medellin u rrxue me 77 persona në bord në territorin kolumbian.